Rriten tensionet në Bahrein, priten të tjera protesta

Rriten tensionet në Bahrein, ku protestuesit pro dhe anti qeveritarë kanë kërcënuar se dhuna do të përshkallëzohet ditën e sotme.
Disa përkrahës të rregjimit janë armatosur me armë të mprehta dhe shkopinj, pasi thanë se mund të sulmohen nga kundërshtarët e qeverisë.
Protestuesit anti-qeveritarë kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit, i cili mban pushtetin prej më shumë se 40 vitesh.
Ndërsa një tjetër turmë pro-qeveritare i kërkon kryeministrit Al Khalifa të qëndrojë në pushtet.
Mësohet se protestuesit pro-qeveritarë i përkasin sektit Sunit, ndërsa ata që kërkojnë largimin e qeverisë janë pjesë e komunitetit Shiit.