SHBA: Sauditët kanë të drejtë për protesta paqësore
Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se sauditët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore.
"SHBA-të i mbështesin të drejtat univerzale, përfshirë të drejtën e tubimit paqësor dhe lirisë së shprehjes", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Filip Krouli.
Ai i bëri këto komente pasi ministria e brendshme e Arabisë Saudite i kujtoi qytetarëve të saj se demonstratat janë të ndaluara në mbretërinë.