AIDS po përhapet në shkallë alarmuese
Fondi i Kombeve të Bashkuara për fëmijë, UNICEF, ka tërhequr vërejtjen se epidemia HIV në Evropën Lindore dhe në Azinë Qendrore, po “intensifikohet në shkallë alarmuese”.
Sipas UNICEFi-it, intensifikimi është shkaktuar nga përdorimi i drogës dhe sjellja seksuale me rrezik të lartë.
Agjencia e OKB-së më tutje thekson se gjendja është përkeqësuar për shkak se fëmijët e infektuar me HIV dhe AIDS, nuk po synojnë shërim për shkak të turpit shoqëror.
Ky raport koincidon me konferencën ndërkombëtare për AIDS, që po mbahet në Vjenë të Austrisë.
Më tepër se 20.000 studiues, mjekë, politikanë dhe pacientë nga 100 vende të botës po marrin pjesë në këtë konferencë. Ekspertët kanë në qendër të vëmendjes përmirësimin e të ashtuquajturve "bllokues të virusit", në mënyrë që të zgjatet jeta e pacientëve, që kurohen me medikamente.
Vetëm një e treta e 15 milionëve të sëmurëve me Sidë në Botë marrin medikamente, që u zgjasin jetën dhe zbusin simptomat.
Presidenti i Shoqatës Botërore të Sidës, Julio Montaner, tha se për fat të keq mungon vullneti politik për t'i ofruar çdo të infektuari me Sidë mjekimin e nevojshëm.
Një nga pikat, ku përqendrohet vëmendja e konferencës, është gjendja në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, ku në të kundërt me tendencën botërore numri i infektimeve me virusin HIV, po shtohet.
Sipas një studimi të UNICEF-it 80 për qind e të infektuarve në vendet e Evropës Lindore dhe të Azisë Qendrore janë më të rinj se 30-vjeç.
Që prej vitit 2006, në disa rajone të Rusisë ka pasur një rritje të infektimeve në masën 700 për qind. Sipas UNICEF-it, sëmundja po përhapet sidomos në radhët e fëmijëve, të të rinjve dhe të grave në vendet e Evropës Lindore dhe të Azisë Qendrore.
Sipas drejtorit ekzekutiv të UNICEF-it për Gjermaninë, Christian Schneider, të prekur janë në radhë të parë "të rinj, që e kanë kaluar gjithë jetën e tyre nëpër jetimore dhe nuk janë përgatitur për një jetë normale, si dhe fëmijët e rrugëve, prostitutat e mitura, apo të rinj, që për shkak se nuk shohin asnjë shpresë për jetën drogohen".
Studiuesi amerikan, Anthony Fauci, një ndër ekspertët më me emër në të gjithë botën, tha se ka shpresa për zbulimin e vaksinës kundër sëmundjes së dobësimit të imunitetit.
Pas një serie provash dhe eksperimentesh, ai tha se është mjaft i bindur se kjo vaksinë do të zbulohet, edhe pse përgatitja e saj për përdorim do të zgjasë ende vite.
Virusi HIV u zbulua në fillim të viteve 80-ta. Sipas vlerësimeve me të janë infektuar rreth 33,4 milionë vetë në të gjithë botën, rreth 25 milionë syresh kanë gjetur deri tani vdekjen. Çdo vit prej Sidës vdesin rreth dy milionë vetë.
Edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, u bëri thirrje organizatave bamirëse për Sidën që t'i shfrytëzojnë më mirë dhe më me efikasitet donacionet e dhëna nga vendet e pasura.
Clinton u tha grupeve të merren me luftën kundër Sidës se shumë organizata po shpenzojnë një sasi të madhe parash, duke dërguar punonjës në takime dhe në ceremoni të ndryshme.
Clinton tha se çdo dollarë i humbur "vë në rrezik një jetë njeriu". Zoti Clinton mbrojti gjithashtu përpjekjet e presidentit, Barack Obama, për të financuar luftën kundër Sidës, përballë kritikave në rritje se Obama ka braktisur premtimet e mëparshme për të shtuar shpenzimet për këtë qëllim.
Ish-presidenti amerikan vuri në dukje se zotimet për shtimin e fondeve Obama i bëri përpara se ekonomia amerikane të kryesonte botën në atë që ai e quajti "krizën më të rëndë financiare që nga koha e depresionit të madh".