E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me tepër pushtet për FSB-në

Dhoma e Lartë e Parlamentit të Rusisë rus votoi një ligj, që i jep më shumë pushtet shërbimit të sigurisë së brendshme (FSB), KGB-së së dikurshme.

Lajmi bëhet i ditur nga mediet ruse, të cilat shpjegojnë se ky projektligj është kritikuar shume nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut.

Në kuadër të këtij ligji, çdo person apo biznes që pengon punën e një agjenti të FSB mund të bëhet objekt i një hetimi, gjobe prej 13 deri në 1 300 euro dhe mund të mbahet deri në 15 ditë në burg.

Presidenti i Këshillit të Federatës, Sergei Mironov, lideri i partisë ''Rusia e Drejtë'' deklaroi se kishte votuar kundër, duke kritikuar formulimet e gabuara që i mundësojnë një veprim të lirë shërbimeve të sigurisë.

Në anën tjetër, zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Vladimir Popovkine, njoftoi se Rusia testoi me sukses raketën ndërkontinentale me shumë koka RS-24, rakete kjo e gjeneratës së fundit.

"Ne kemi miratuar dhe vënë në punë raketën RS-24 ''Iars", deklaroi Popovkine, i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.

Kjo raketë e re me shumë koka u testua për herë të parë në maj të vitit 2007. Nga forcat strategjike të Rusisë u kërkua që të zëvendësojnë raketat RS-18 dhe RS-20.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›