E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK Berisha nuk mban premtimet

Aleanca Kuqezi ka nisur nga Pogradeci atë që e quan fushata e mashtrimit. Kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu deklaroi se do të denoncohen të gjitha premtimet e pambajtura të Kryeministrit Sali Berisha, duke e nisur nga aksi rrugor Lin-Pogradec, ku punimet vazhdojnë prej vitesh.

"Kjo artierie është nga më kryesoret për juglindjen e Shqipërisë dhe në dy mandatet e shtetasit Berisha nuk është investuar aspak, përkundrazi kemi një shtet në falimentim, një shtet i cili është i gjithi në borxhe me biznesin vendas dhe atë të huaj që nuk likujdojnë biznesmenët shqiptarë dhe kompanitë ndërtuese dhe të gjitha paratë shkojnë për fshatrat turistikë të familjes së shtetasit Berisha dhe familjes së ministrave të kabinetit qeveritar. Nuk ka një fshat turistik të një ministri që të vinte rruga dhe asfalti edhe në këtë arterje. Mos shpresojnë qytetarët e Pogradecit, qytetarët e Korcës, qytetarët e juglindjes së Shqipërisë që mund të vijë rruga dhe autostrada këtu", tha Spahiu.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›