E Diel, 1 Nëntor 2026

Hari: Krenar me prejardhjen shqiptare

Festivali i 51-të në Radio Televizionin Shqiptar, përveç këngëtarëve konkurrentë, në skenë solli edhe këngëtarë të huaj, që kanë përfaqësuar shtetet e tyre në Eurosong.

Mes tyre edhe "Hari Mata Hari" nga Bosnjë-Hercegovina, që shkelën për herë të parë në Shqipëri, për të qenë pjesë e këtij festivali.

Përveç performimit të këngës pjesëmarrëse në Eurosong, ''Lejla",  Hari Mata Hari sonte u dhuroi shqiptarëve edhe një tjetër kënaqësi.
Lideri i grupit, Hajrudin "Hari" Vareshanoviç,  theksoi se gjyshi i tij ishte nga Shqipëria, por ishte martuar me boshnjake. Hari tha se është krenar me faktin se ka prejardhje shqiptare. /Rozafa Kelmendi/Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›