“Meshkujt nuk ishin të interesuar për mua”

Victoria Beckham e pranoi se ajo e kishte të vështirë të dilte në takime derisa ishte pjesë e Spice Girls.
38 vjeçarja e cila është ikonë e modës shokoi publikun kur tregoi detaje nga jeta e saj rinore bashkë me anëtaret e tjera të bendit, Geri Halliwell, Emma Bunton, Melanie Chisholm dhe Melanie Brown.
Victoria tani mund të jetë e martuar dhe shumë e lumtur me njërin nga meshkujt më seksi në botë, por gjërat nuk kanë qenë kaq mirë për të kur ishte yll në muzikë, pasi që ajo tha se ka qenë shumë mbrapa në departamentin e romancave pasi që krejt çfarë meshkujt dëshironin ishin të preknin flokët e saj.
Sidoqoftë, Victoria është larguar nga ky treg prej kohësh pasi që ajo që nga viti 1997 është në lidhje dashurie me futbollistin me të cilin u fejua një vitë më vonë për tu martuar pastaj në vitin 1999 në një ceremoni diskrete. /Indeksonline/