Feston Vesa

Këngëtarja Vesa Luma është mes këngëtarëve finalistë në edicionin e 51-të Festivalit të Këngës në RTSH, fituesi i së cilit do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong".
Ajo e ka cilësuar si ''emocion të jashtëzakonshëm'' këndimin në këtë festival, ndërsa ka bërë të ditur se në mbrëmjen finale do të jetë e 13-ta me rradhë, sipas shortit.
Krahas finales, Vesën e ka gëzuar edhe vendimi i Republikës Islamike të Pakistanit që ta njohë Republikën e Kosovës, duke i shtuar arsyet për të festuar.
Nëpërmjet profileve zyrtare në rrjetet sociale, ajo ka falënderuar ''botën'' për njohjet që i janë bërë deri më tani pavarësisë së Kosovës, të shpallur në shkurt të vitit 2008. /Indeksonline/