AK: Berisha po mashtron 26 partitë për sistemin zgjedhor

Pavarësisht firmosjes së dokumentit nga të gjithë partitë politike, si edhe Partia Demokratike dhe Socialiste, për Aleancën Kuqezi, kjo nuk ka asnjë vlerë, pasi komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore nuk ka tagër ligjor për të ndryshuar sistemin zgjedhor.
“Në i bëjmë thirrje 26 partive aleate të PD dhe PS që të zgjoden nga ky mashtrim i radhës i Sali Berishës i cili nuk do të votojë kurrë ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ai e bën këtë për të shtyrë artificialisht kohëzgjatjen e punës së reformës zgjedhore, e cila duhej të kishte mbaruar me kohë, nëse vullneti politik për të realizuar këtë reformë të rëndësishme nuk do të kishte munguar”, theksoi Julian Kola, përfaqësues i AK-së.
Nga ana tjetër, Aleanca KuqeZi, deklaron se është e përgatitur maksimalisht të garojë në zgjedhje me sistemin aktual.
2012-04-29 11:32