Meta nga Selaniku Shqiperia meriton statusin kandidat kete vit
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka apeluar nga Selaniku, që procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës të jetë kushtetues dhe konstruktiv. Zoti Meta gjendej në shtetin fqinj ku mori pjesë në zgjedhjet për degën e partisë në këtë zonë në Greqisë.
Numri një i LSI-së, është shprehur për nevojën e përshpejtimit të përmbushjes së të gjitha detyrimeve për integrimin e vendit në Bashkimin Erupian. Vonesat e krijuara sipas Metës, janë krijuar për shkak të klimës jo të favorshme politike në vend.
Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë statusin e Vendit Kandidat, natyrisht shpresoj që edhe klasa politike ta meritojë. Ne si LSI do të bëjmë gjithçka që reformat të përshpejtohen",- iu përgjigj Meta interesit të komunitetit që jeton dhe banon në Selanik.
Konferenca Zgjedhore e LSI-së u përshëndet dhe nga Kryetari i Bashkisë së Selanikut, Jani Butari, i cili e vlerësoi zotin Ilir Meta për kontributin e tij për forcimin e marrëdhënieve të mira rajonale