E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në Selanik: Reforma zgjedhore të përmbyllet shpejt

Ai apeloi për përmbushjen e të gjitha prioriteteve integruese të BE-së nga ana e politikës shqiptare, në mënyrë qe vendi të marrë sa më shpejt statusin e kandidatit për në BE. 

Gjatë fjalës së tij, Meta bëri të ditur se objektivi kryesor i forcës së politike që ai drejton është t’i ofrojë shqiptarëve një politike ndryshe, t’u ofrojmë besim, përkushtim dhe profesionalizëm në politikë dhe qeverisje.  Duke vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm që kanë emigrantët në procesin e integrimit të vendit,  Meta  tha se “LSI vlerëson si tepër të rëndësishme rolin e shtetasve e bashkëkombësve kudo ku ata jetojnë. Ndaj LSI-ja, synon përkujdesje të veçantë ndaj emigrantëve shqiptar, që ata të gëzojnë të gjitha të drejtat qytetare ku ata banojnë dhe punojnë", tha ai.

Një tjetër temë tepër të rëndësishme për z.Meta, ishte dhe reforma zgjedhore, për të cilën ai përsëriti dhe njëherë nga Selaniku nevojën që ky proces të mbyllet sa më shpejt dhe të ketë si qëllim kryesor barazinë e votës për qytetarët shqiptare dhe garantimin e ushtrimit të kësaj të drejtë kushtetuese për emigrantët që ata të votojnë, kudo ku ata ndodhen.  Pas procesit të votimit të 650 delegatëve nga Greqia e Veriut, rezultoi fitues për Kreun e LSI-së, Guri Peja dhe Arqile Llapa për Kryetar i Komitetit Drejtues./Start/

                                                                                             2012-04-29 13:31
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›