E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjobë nëse nuk mban flamurin e BE-së

Eric Pickles

Ministri i Kabinetit në Britaninë e Madhe Erik Pickles ka reaguar furi ndaj urdhrit të Brukselit, i cili kërkon që flamuri i BE-së duhet të valëvitet çdo ditë në ndërtesën e institucionit që ai drejton.

Sipas tij kjo tregon pasiguri politike dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të rritet. Sipas një qarkoreje, flamuri me 12 yjet dhe sfondin blu për një javë duke nisur nga 9 maji (Dita e Evropës) duhet të qëndrojë krah flamurit britanik.

Por pas ndryshimit të rregullit të hartuar nga Komisioni Evropian, vendim që pritet të hyjë në fuqi brenda dy viteve, flamuri duhet të ngrihet përherë jashtë çdo organizate që menaxhon fondet zhvilluese nga Brukseli.

Flamuri i Britanisë dhe BE-së

Në bazë të këtij rregulli, Pickles që është Sekretar i Shtetit për Komunitetin dhe Qeveritë Lokale, mund të gjobitet nëse nuk e përmbush këtë detyrim.

Në bazë të rregullit të ri në Britaninë e Madhe, simbolin e BE-së duhet ta mbajnë rreth 1 mijë ndërtesa. /Daily Mail/

Përgatit: F.S

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›