Peqin, pronari merr peng 4 punëtorët

Në pranga përfunduan shtetasit Enkelejd Sinani, 21-vjeç, Albert Mani, 36-vjeç, Durim Haka, 33-vjeç, dhe shtetasi Besnik Mani, 40-vjeç, të gjithë banues në fshatin Pajovë.
Arrestimi i tyre u krye sepse dje në orët e pasdites, këta shtetas kanë, marrë peng ne ambientet e një servisi, katër shtetas, përkatësisht D.Bufi, E.Bufi, E.Dragoti si dhe S.Abdulla, të moshave 25-30 vjeç, banues në po në Pajovë.
Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës për një vjedhje të ndodhur në servisin e shtetasit Besnik Mani, nga ku kanë humbur 4000 Euro. Shtetasit e marrë peng ishin punëtorë në servisin e shtetasit Mani.
Shërbimet e Policisë po punojnë kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Shtetasit e mësipërm do te akuzohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme. /Start/
2012-04-29 11:19