AK: Berisha të mos i përdorë nxënësit për mitingje
TIRANË- Aleanca Kuq e Zi do të dhurojë 200 abetare për nxënësit e shkollave fillore të Maqedonisë me rastin e 7 Marsit.
Aleanca Kuq e Zi ka bërë thirrje që qeveria shqiptare të shpërndajë abetare në të gjitha trevat e Shqipërisë, duke theksuar se në 2013 kjo aleancë do të përgatisë një strategji të re për arsimin në vend.
Në 125 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe, Aleanca Kuq e Zi nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Berisha, që sipas kësaj aleance përdor nxënësit e shkollave në mitingje.
Aleanca Kuq e Zi, nëpërmjet një mesazhi për mediat u ka uruar festën të gjithë mësuesve të vendit. Duke vlerësuar se gjuha shqipe është më e bukura në Europë, Aleanca Kuq e Zi falenderon mësuesit e gjuhës shqipe për punën e vyer që bëjnë.
(el.me/BalkanWeb)