E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa e Mësuesit, Berisha dhe Rama “bashkë” në Korçë

KORCE- Qeveria dhe opozita do të festojnë ‘Ditën e Mësuesit’, në Korçë, aty ku është edhe simbolika e kësaj dite, nga qyteti i shkollës së parë shqipe. Edhe kryeministri Sali Berisha, edhe kreu i opozitës, kanë zgjedhur qytetin e Korçës për të përcjellë mesazhet e festës. Por, ata ishin në ndonjë aktivitet të përbashkët. 

Kryesocialisti Rama rreth orës 09:30 minuta vizitoi muzeun e ‘Mësonjëtores së parë shqipe’ në Korcë. Në prononcimin për mediat, Rama uroi festën e 7 marsit dhe kërkoi që “të bëhet më e mira, t’u kthehet dinjiteti mësuesve’.
'Shtëpia e Mësonjëtores me aromën e një të shkuare plot drite duket si pasqyra ku shihet prapambetja e sotme e shkollës', shkruan me pas Rama rrjetin social, Twitter.
Më tej Rama thekson se arsimi duhet të rilindë dhe të kthejë mësuesin në piedestalin e duhur.
“Rilindja e arsimit duhet të ktheje mësuesin në piedestalin e pushtuar sot nga injoranca politike. Në themel një aleance- mësues- prind-qeveri”.

Më pas, axhenda e tij vijoi me vizitën në një familje arsimtarësh, pikerisht ne familjen e Dhimitraq Kacadanit. "Një 7 mars i vecantë në shtëpine e profesor Dhimitraq Kacadanit, simbol i mësuesisë së pastër qytetar nderi që kujtohet me admirim në Korcë", shprehet Rama ne Twitter.

Socialistët kishin menduar paraprakisht që në Korçë të organizonin edhe tryezën e programit për arsimin, por më pas është vendosur që ajo të zhvillohet po në datën 7 Mars, pasdite, rreth orës 17:00, në Tiranë.

BERISHA: ARSIMI PROFESIONAL SFIDA E QEVERISË
Kryeministri i vendit Sali Berisha ka zgjedhur qytetin e ‘Mësonjëtores së parë shqipe’ në Korcë’, për të uruar mësuesit për festën e 7 marsit.

Kryeministri shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Arsimit Eqerem Tafaj, ministri i Financave ridvan Bode si dhe zv/kryeministri Maqedonas. Gjatë vizitës së tij në shkollën ‘Isuf Gjata’Berisha shprehu mirënjohjen dhe nderiin e tij për të gjithë mësuesit dhe arsim dhënësit në vend. “Gëzuar këtë festë të mendjes e dijes”,- u shoreh Berisha.

Shefi i qeverisë duke shrpehur shqetësimin e tij se arsimi profesional nuk është në nivelet e duhura, nënvizoi se ai do kthehet në prioritet dhe sfidë e qeverisë që sipas tij “arsimi profesional të jetë doktrinë me rëndësi për vendin”.

Siç mësohet nga Kryeministria, Berisha nisi aktivitetin rreth orës 10:00, nga shkolla “Isuf Gjata” e këtij qyteti e më pas do të vijojë me pjesëmarrjen në koncertin festiv në teatrin “Andon Zako Çajupi”. Axhenda vijon mandej me vizitën në Muzeun e Arsimit Kombëtar, siç quhet ndryshe Mësonjëtorja e parë shqipe dhe në fund pjesëmarrja në konferencën jubilare në universitetin “Fan Noli”.
(d.b/el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera 7 Marsi, sot festohet Dita e Mësuesit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›