E Diel, 1 Nëntor 2026

Ohajo, rezultat paraprake nxjerrin në epërsi Mit Romney

OHAJO- Rezultatet paraprake në Ohajo nxjerin në avantazh Mit Romney me një diferencë shumë të ngushtë votash vetëm me 1% me kandidatin tjetër republikan Rik Santorum. Zoti Romney fitoi në Vermont, Virxhina dhe Masaçusets, ku edhe ka qënë guvernator.

Duke folur në Boston ai parashikoi më shumë fitore në votimet e së martës dhe se përfundimisht do të fitonte emërimin e partisë. Zoti Romney fitoi pesë votimet e fundit para “Super të Martës” dhe kryeson për nga numri i delegatëve.

Ai shpreson të përdorë votimet e së martës për të forcuar pozitat si një kandidat i pashmangëshëm përballë Obames në garën për president. Rivali i tij kryesor, social-konservatori Santorum, po përpiqet të rimarrë vrullin që e ndihmoi atë të fitojë tre shtete në një ditë në fillim të shkurtit. Zoti Santorum parashikohet të fitojë në Dakotën e Veriut, Oklahoma dhe Tenesi.

Ish kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Neët Gingrich fitoi Xhorxhian. Votimet e së martës do të sjellin republikanët më parë zgjedhjes së kandidatit të tyre që do të përballet me presidentin demokrat Barak Obama në zgjedhjet presidenciale të nentorit.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›