E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papunësia, banorët e Cërrikut mbijetojnë me 2.000 lekë në muaj

Cërrik- Papunësi në qytetin e Cërrikut ka kapur shifra rekord, aktualisht e papunë numërohet pothuajse gjysma e popullsisë dhe 500 aplikime bëhen çdo muaj për ndihmë ekonomike.

40% nga 14.000 banorët e Cërrikut janë të papunë dhe kjo listë po shtohet dita ditës.

Banorët shprehen se ndihmat ekonomike që përfitojnë është minimale teksa po luftojnë për të mbijetuar të zhytur në varfëri.

Sipas banorëve 2.000 lekë në muaj asistence janë të pamjaftueshme për të mbajtur frymën gjallë të një personi dhe jo më të gjithë familjes.

Banorët shprehen se si pasojë e mungesës së fondit edhe kjo ndihmë qesharake është marrë e reduktuar, duke vështirësuar ende më shumë gjendjen e tyre ekonomike.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Lezhë- Digjet transformatori, banorët 1 muaj pa drita Lezh- Në shumë zona të veriut është ndërprerë energjia elektrike...
  2. Greqi, FMN: Papunësia do të arrijë deri në 200.000 persona Greqi- Edhe pse muaji i parë i punës së qeverisë...
  3. Revoltohen spanjollët, papunësia tejkalon 5 milionë njerëz Spanjë- Shifra e papunësisë në Spanjë kaloi 5 milionë në...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›