E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK: Kampionat të përbashkët me Kosovën

 Ky grupim, kërkon një kampionat të vetëm midis Shqipërisë dhe Kosovës.

AK-ja kërkon organizimin e një kuvendi të dy federatave shqiptare të futbollit të Shqipërisë dhe Kosovës, për realizimin e një agjende të ardhshme dhe të përbashkët bashkëpunimi dhe gjithashtu një plan të përbashkët veprimi. “Marrëveshja dhe strategjia të kenë si synim realizimin brenda 100 vjetorit të pavarësisë të objektivit “Një komb, Një kampionat”, duke përfshirë në një konkurrim të përbashkët përfaqësitë e futbollit të të gjithë qyteteve në Shqipëri dhe Kosovë”, tha drejtori ekzekutiv Redi Ramaj.

Ai shtoi se duhet të hapen negociatat me organizatat ndërkombëtare si UEFA dhe FIFA për zyrtarizimin e këtij objektivi. “Zhvillimin e një programi të përbashkët duke patur parasysh që përfshirja e disa ekipeve dhe klubeve të Kosovës në kategorinë superiore të Shqipërisë t’i shërbejë motivimit, angazhimit dhe bashkimit shpirtëror mes një kombi që ka “një histori, një gjuhë, një kulturë dhe një të ardhme”, vijoi ai. /Start/

                                                                                             2012-01-04 14:23
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›