E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martesa e tretë për Aretha Franklin

Mbretëresha e muzikës Soul, Aretha Franklin me mikun e saj William Wilkerson, do të martohen verën e ardhshme në Miami Beach, në bordin e një jahti privat.

Për ikonën e muzikës Soul, e cila në muajin mars mbush 70 vjeç, do të jetë hera e tretë e cila ajo do të pohojë me plot gojën fjalën po.

Kjo lidhje vjen pas dështimit të martesës me menaxherin e saj Ted White, me të cilën ka dhe 2 fëmijë. Fundi i martesës erdhi në vitin 1968, pasi bashkëshorti e keqtrajtonte.

Pas kësaj lidhje, në horizont shfaqej një tjetër, kjo pas 10-viteve me Glynn Turman, prej të cilit u divorcua në vitin 1984.

Pas humbjes së madhe në peshë dhe rëndimit të gjendjes shëndetësore, kjo pas operacionit kundër kancerit, Franklin tashmë duket mëse në formë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›