E Shtunë, 31 Tetor 2026

Timoshenko nën survejim të plotë

Ish- kryeministrja ukrainase, Julia Timoshenko, aktualisht po mbahet nën vëzhgim të plotë gjatë 24-orëve me drita të ndezura.

Ky lajm është konfirmuar dhe nga zyrtarët e burgut, ku ndodhet Timoshenko. Në lidhje me këtë çështje ka ardhur dhe reagimi nga avokati i saj, Serhij Vlasenko, i cili ka thënë se kushtet në qeli janë jonjerëzore. Avokati pohoi se drita është drejtuar nga shtrati ku shtrihet ajo”, duke ia vështirësuar gjumin.

Timoshenko është dënuar me 7-vjet burg, nën akuzat për keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin, duke thënë se gjykimi i Timoshenkos është i motivuar politikisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›