E Diel, 1 Nëntor 2026

AK: Kandidati votoi pro marrëveshjes me Greqinë

Gazeta Shqip

Deklarata

Aleanca Kuq e Zi u shpreh dje kundër kandidatit për President të Republikës, Xhezair Zaganjori. Në një konferencë për shtyp, drejtues të AK-së, theksuan se me vendim datë 26.11.2009 të Gjykatës Kushtetuese është votuar pro legjitimimit të padisë për gjykimin e çështjes në lidhje me papajtueshmërinë me Kushtetutën e Shqipërisë së marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Në seancën për legjitimim apo jo të kërkesës në fjalë, kandidati për president ka votuar në minorancë, duke mbështetur antikushtetutshmërinë e marrëveshjes me Greqinë. Në votimin 5 me 4, gjyqtari Xhezair Zaganjori është shprehur pro marrëveshjes, duke votuar kundër pranimit të kërkesës për këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese.

AK: Kandidati votoi pro marrëveshjes me Greqinë burimi: Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›