E Shtunë, 31 Tetor 2026

INTERVISTA E PLOTE/ Dritan Prifti: Ju rrëfej takimet e mia me Ramën për kasetën

Meta-prifti1Deputeti Dritan Prifti, i mbetur i pavarur, rrëfen të fshehtat e videos që shkaktoi demonstratën e 21 janarit si dhe vendimin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Nga Lindita Çela

Nga mënyra se si rrodhën ngjarjet politike në vend, mund të thuash pa frikë se Dritan Prifti ësht렠viktima e urretjes dhe dashurisë mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Njeriu, që në vitin 2009 ishte kumbari i aleancës së Ilir Metës me Sali Berishën  sot është i braktisur, qoftë nga të djathtët ashtu dhe të majtët. Bashkëjetesa me Sali Berishën i kanë kushtuar po aq shtrenjë Dritan Priftit, sa dhe denoncimi i një vidioje, ku Meta shfaqej në zë e figur me bllok në dorë duke bërë hesape mija eurosh.

Sot Dritan Prifti është vetëm, aq vetëm sa nuk guxon të kandodojë në zonën e ku thotë se i ka të sigurt  10,000 vota, si individ. Është vetëm por ka shumë çtë rrëfej nga e kaluara e afërt që ndau, në dukje derinë vdekje, dy njerëz që sot janë ribashkuar për Rilindje.

Në një intervistë për Tema-n, Dritan Prifti rrëfen takimet e fshehta me liderin socialist q렠në vitin 2011 kërkonte të denigronte me çdo çmim Ilir Metën. Prifti rrëfen qëndirmin e tij  për koalicionin e së majtës si dhe fatin e qeverisë së ardhshme, flet për koalicionet e pozicionin e tij në zgjedhjet e 23 qershorit. Sa i përket Metës? Për Priftin nuk ka asnjë çudi nëse ai do i rikthehet miqësisë së vjetër me Sali Berishën..

Z. Prifti, tashmë që kanë kaluar më shumë se një javë nga koalicioni Rama- Meta, a ka kaluar në gojën tuaj shija e baltës për të përtypur një marveshje të tillë?

S’besoj se do më kaloj kjo shije për shumë kohë. Përpara se të shfaqja n렠emirion Fiks Fare videon e Metës, Rama më ftonte çdo natë për të më mbushur mendjen ta shfaqja atë.  Në fillim më kërkoi takim të fshehte tek hoteli i Tan Lepurit në plazh në Durrës. Ishte dhe Gramoz Ruci e Tom Doshi në atë takim. Pastaj jam takuar fshehurazi tek zyra e Fidelit në Tiranë. Pastaj dhjetëra herë në Pezë. Pastaj tek hoteli i Dash Pezës. Pastaj tek shtëpia e Tom Doshit disa herë.  Kemi ngrënë e pirë nëpër lokale të ndryshme.  Më ka premtuar qiellin, vetëm tek shfaqja atë video kundër Metës. Donte ta shfaqte një ditë dhe më parë. Ju lut vete Top Channel që ta shfaqte. Unë nuk pranoja ta shfaqja në Dhjetor sepse kishte përmbytje të mëdha në Shkodër dhe më dukej shumë cinike dhe mungesë respekti për ata njerëz që vuanin në Shkodër. Gjithë shteti ishte përqëndruar për të ndihmuar të përmbyturit.

Rama ngulte kembë të nxirrnim videon, por unë pranova vetëm kur ikën përmbytjet. Kur botoi Kurbanin, Rama me telefonoi dhe më pyeti nëse më pëlqen përshkrimi që i ka bërë Metës. Pyeste dhe qeshtë. Kur kujtoj ato kohë, më vjen ndot nga hipokrizia që shoh sot.  Mbas denoncimit tim me video, por edhe në Prokurori e Gjykatë të Ilir  Metës, mbas shembujve të pafund të korrupsionit të zyrtarëve të LSI-së në qeverisje 4 vjeçare me Berishën, Partia e Metës ishte e sakatuar në sytë e elektoratit.

Nuk e kuptoj arsyen pse Rama po e ringjall këtë force politike. LSI sot është me pak se 2% në sondazhe dhe nuk do merrte pothuaj asnjë deputetë në këto zgjedhje.  Nuk e kuptoj çfarë e shtyu Ramën që ti ofroj Metes 4 vende deputetësh brënda listave të PS-së. Nuk e kuptoj pse duhej Rama ti hiqte gjithë kartën morale opozitës për këto zgjedhje, duke e bërë veten thellësisht pis.  Rama e pastroi Berishën nga pjesa më e përfolur e qeverisjes 4 vjeçare. Rama ka shokuar në maksimum elektoratin e majtë me këtë lëvizje, aq sa një pjesë e madhe e tij nuk shohin më arsye për të votuar.  Në sytë e socialistëve të thjeshtë, Berisha, Meta dhe Rama tani janë prej një brumi dhe nuk motivojnë, nuk japin shpresë, nuk ofrojnë ndryshim.

Aktualisht në opinionin publik duket se janë të shumtë zërat që po kërkojnë ta justifikojnë këtë koalicion më qëllimin e vetëm  të largimit të Sali Berishës nga pushteti, ju i qëndroni kësaj teze?

Kjo lëvizje i ka dhënë shpresë Berishës për të rifituar zgjedhjet.  Aleati i tij LSI-së nuk kishte asnjë shpresë të merrte ndonjë mandat në koalicion me Berishën. Duke kaluar majtas me PS-në, LSI ka arsye të rimashtrojë të majtët, të marr ndonjë votë më shumë.  Une jam i bindur, si drita e diellit, se Meta është akoma në marrëveshje të fshehtë me Berishën.  Votat që do marr majtas, ai përsëri do ti çoj tek Berisha. Jam i sigurtë që pas zgjedhjeve, Meta do ti kërkoj Ramës të bëhet Kryeministër. Pas refuzimit nga PS dhe Rama, kjo do ti jap Metës motivin e duhur të shkoj përsëri tek Berisha.  LSI është si Kali i Trojës brënda koalicionit të majtë, është aty për ta shkatërruar të majtën, për të asgjësuar pjesën e shëndoshë të PS-së, dhe për ti shërbyer vetëm vetes në këtë histori.

 

Rama e ka argumentuar marveshjen  me një rrethimin, qoftë dhe nëpërmjet komisionerëve, të Berishës në zgjedhjet e ardhshme. Besoni ju se këto kanë qenë motivet e bashkimit Rama-Meta, apo Rama është ndikuar një nga njerëz të caktuar brënda PS-së të cilët me këtë marveshje  duket se shpëtojnë LSI-në?

Kjo nuk është çështje komisioneresh, as çështje rrethimi.  Rama ka frik dhe nuk përballet dot me Berishen. I duket se Meta do ta ndihmojë, por gabohet.  Duke futur Metën në këtë koalicion, Rama ka rrethuar veten për të mos bërë kurrë hajër politikisht.

 

Z. Prifti nëse do të rikthehemi vitit 2009, ju ishit ndër të parët q렠deklaruar votën tuaj pro Partisë Demokratike, si të thuash ishit kombari i koalicionit qeveritar.  Sot, pas katër vitesh, a jeni bërë pisham për këtë qëndrim?

Sigurisht që jam bërë pishman, por dua të sqaroj se nuk jemi në të njëjtat kushte. Atëhere LSI nuk ishte në një koalicion me PS-në dhe nuk kishte asnjë detyrim ndaj saj.  PS-e na futi ne deputetët e LSI-së në një greve urie dhe na la të vdisnim, vetëm për të ndryshuar Kushtetutën në favor të Sali Berishës. Duhet te kemi parasysh se PD-ja pas zgjedhjeve të 2009 kishte 70 deputetë të sigurtë, dhe qëndrimi i LSI-së majtas sillte vetëm krizë. Do kishim krizë të vazhdueshme, mungesë qeverisje, zgjedhje të përsëritura. Mbi të gjitha do kishim humbur shansin e madh të heqjes se vizave për shqiptarët nëse nuk do ishte krijuar një qeveri stabël.

 

Z. Prifti, a  ka kanë ndryshuar mendimet tuaja sa i përket Kryetarit të Partisë Socialiste, që e keni quajtur publikisht një njeri të droguar,  dhe kryetarit të LSI-së, për të cilin, falë jush, çdo njeri e di që është lideri q렠ecën me bllok dhe pen

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›