AK: Ligji për regjistrimin e popullsisë, antikushtetues

Aleanca “Kuq e Zi” diskutoi mbi procedurën e shpalljes anti-kushtetues të Ligjit për regjistrimin e popullsisë dhe detyrimin për heqjen e imunitetit ndaj dy deputetëve, të cilët votuan me dy duar në parlament në mungesë të dy deputetëve të tjerë, që ndodheshin në Itali dhe Turqi duke shkelur parimin kushtetues se "vota është vetiake" dhe se "vota nuk delegohet".
Aleanca “Kuq e Zi” paralajmëroi protesta në shtator dhe tetor si dhe paralajmëroi se nëse ky regjistrim nuk deklarohet antikushtetues, atëherë do i bëhet thirrje qytetarëve, që në mënyrë masive të grisin formularin e regjistrimit etnik.
Aleanca “Kuq e Zi”, publikoi formularin e regjistrimit të popullsisë në Greqi, i cili nuk përmban pyetjet mbi etninë dhe fenë.
Përfaqësuesit e Aleancës “Kuq e Zi” deklaruan se vetë Greqia e clila është anëtare e BE-së, nuk e aplikon regjistrimin etnik dhe nuk njeh pakica etnike apo pakica kombëtare në territorin e saj dhe i imponohen Shqipërisë me një standard të paqënë.
Dhjetëra historianë, intelektualë, juristë gazetarë i janë bashkangjitur sot aleancës “Kuq e Zi” në debatin dhe aksionin kundër regjistrimit etniko fetar që sipas, aleancës është një kërkesë e qarqeve greke për të shpallur Shqipërinë një shtet multietnik dhe që cënohet integriteti territorial i jugut të Shqipërisë. Shumë intelektualë të tjerë denoncuan me forcë servilizmin e qeverisë dhe politikës shqipëtare ndaj Athinës dhe qarqeve jo shqipëtare.