AK: Manipulimi i zgjedhjeve, themeli i çdo krize. Të ndryshohet sistemi zgjedhor
Aleanca Kuq e Zi ka organizuar sot një tryezë të përbashkët me ekspertë të huaj dhe shqiptarë në lidhje me reformën zgjedhore.
Përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi kanë theksuar domosdoshmërinë e ndryshimit të Kodit dhe sistemit zgjedhor.
Është i domosdoshëm ndryshimi i kodit dhe sistemit zgjedhor. Duhet tu garantohet e drejta e votës emigrantëve. PD dhe PS po mbajnë peng sistemin zgjedhor., thanë ata.
Duke u ndalur në procesin e numërimit të votave, AK shprehet se manipulimi i zgjedhjeve qëndron në themel të çdo krize, ndërsa kërkon numërimin elektronik të votave.
Manipulimi i zgjedhjeve është burimi i çdo krize. Shqiptarët janë sot të vetmit që nuk mbrojnë dot votën. Duhet një numërim elektronik, jo nga militantët partiakë, thanë përfaqësuesit e AK. / G.N. / Shekulli Online