Leskaj: Lufta kundër korrupsionit, prioritet i KLSH-së
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë sot analizën e punës së vitit që lamë pas. Sipas kreut të këtij institucioni, Bujar Leskaj, gjatë vitit 2011 janë zhvilluar 152 kontrolle dhe janë marrë 1605 masa administrative ku vetëm 1108 janë zbatuar.
Për Leskajn, prioritet i KLSH-së do të jetë lufta efikase kundër korrupsionit, për të cilën ka kërkuar edhe mbështetjen e Prokurorisë. Nuk mund të pretendojmë se luftojmë me efikasitet korrupsionin dhe nuk propozojmë largimin nga puna dhe kallëzim në prokurori për shkelësit e ligjit ka theksuar Leskaj.
Kreu i KLSH-së theksoi se lufta kundër korrupsionit do të zhvillohet në çdo bashki e komunë, pa dallim ngjyrash politike. S`ka kontroll pa ndëshkim, do të jemi rigorozë e striktë, do të largojmë hijen e kontrollorit gjobëvënës, tha Leskaj.