AK: Të ndryshohet kodi e sistemi zgjedhor

Aleanca “Kuq e Zi” ka akuzuar sot dy forcat kryesore politike në vend po mbajnë peng sistemin zgjedhor në vend ndërsa ka shtuar se në këto 21 vjet demokraci politika ka dështuar të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në tryezën e organizuar sot nga kjo lëvizje me ekspertë vendas dhe të huaj për reformën zgjedhje, AK-ja ka kërkuar ndryshimin e kodit dhe sistemit zgjedhor.
Gjithashtu AK-ja ka kërkuar që në kodin e ri të garantohet e drejta e votës së emigrantëve si dhe të zhvillohet numërimi elektronik por jo nga militantët. “Besojmë teknologjinë por jo militantët e PD-së dhe PS-së” shprehet AK-ja.
AK-ja ka theksuar gjithashtu se shqiptarët janë i vetmi popull që nuk mbron dot votën dhe manipulimi i zgjedhjeve është burimi i çdo krize në vend. Aleanca gjithashtu i ka cilësuar si të paafta për të zhvilluar zgjedhje të lira si Tiranën ashtu edhe Prishtinën.