E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK: Një komb, një pasaportë

Aleanca Kuqezi kërkon me forcë dhënien e pasaportave shqiptare çdo qytetari me origjine dhe kombesi shqiptare kudo qe jeton si: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal te Zi, Greqi, Serbi apo në diasporë.

“Aleanca Kuqezi deklaron se është detyrim i shtetit amë’ të pajisë me pasaporta shqiptare, çdo qytetar që jeton brenda dhe jashtë kufijve të cilët kanë kombësinë shqiptare, ashtu siç veprojnë grekët me homogjenët, serbët me shqiptarët e Kosovës, Bullgaria me maqedonasit,  vende te cilat janë dhe anëtare të Bashkimit Evropian. Në këto kushte edhe Shqipëria duhet të aplikojë këto standarde dhe të respektojë bashkëkombësit e vet”, thekson deklarata.

Aleanca Kuqezi thekson se është e turpshme që një shqiptar i Kosovës pajiset me pasaportë serbe brenda tre ditësh, ndërsa nuk i  mundësohet marrja e pasaportës shqiptare. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-06-28 11:28
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›