Regjistrimi, miratohet pr/vendimi; PDIU: Antishqiptarizëm!

Me këtë vendim, projektligji do të kalojë me procedurë të përshpejtuar për t’u miratuar në Parlament. 71 deputetë kanë votuar pro, ndërsa opozita e ka bojkotuar edhe ditën e sotme këtë ligj.
Propozimi i ministrit të Inovacionit, Genc Pollo u fut me procedurë të “jashtëzakonshme” shqyrtimin e projektligjit “Për shqyrtimin dhe miratimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit ‘Për disa ndryshime në ligjin nr. 8669, datë 26.10.2000’ ‘Për regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe banesave’ të ndryshuar”.
Seancat zakonisht zhvillohen të enjteve, por sot ishte jashtë radhe për të kaluar projektvendimin “Pollo” për regjistrimin që pritet të zhvillohet gjatë muajit tetor.
Regjistrimi, PDIU: Antishqiptarizma më e madhe e Parlamentit
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet theksoi sot se Parlamenti nuk duhet ta miratojë ligjin për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Deputeti i kësaj partie, Dashamir Tahiri, u shpreh se miratimi i këtij ligji do të ishte antishqiptarizma më e madhe që do të bëjë ky Parlament.
“Ne do të votojmë ligjin për regjistrimin e popullsisë, por vetëm me një kusht që nuk do të ketë në formular pyetje me vetëdeklarim të pabazuar në fakte dhe në prova për kombësinë dhe fenë. Nëse një ligj që përmban pyetje të tilla do të votohet do të jetë antishqiptarizma më e madhe që do të bëj ky parlament”, tha deputeti Tahiri.
Kjo parti thekson se regjistrimi i popullsisë është një procedurë që çdo shtet e ndjek dhe kryhet në mbarë botën çdo vit të dytë të dekadës. “Pyetjet mbi përkatësinë etnike, fetare dhe gjuhësore nuk përfshihen në pyetësorët e shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian, përfshi shtete që kanë minoritete apo grupime të mëdha etnike dhe gjuhësore, si Greqia, Spanja, Franca, Italia, Gjermania, Belgjika, Zvicra, etj. Në BE, nga 27 vende anëtare, vetëm përafërsisht 10 kryejnë regjistrimin mbi këto baza, të gjitha shtete multietnike dhe lindore”, thuhet më tej në deklaratë./S.Lleshi/Start/
2011-06-28 12:16