AK: PD dhe PS po e çojnë vendin në humnerë

Kreshnik Spahiu
LIBRAZHD- Aleanca Kuq e Zi ka vazhduar aktivitet e saj në qytetin e Librazhdi, nga ku ka akuzuar dy partitë kryesorë, Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike, se po e çojnë vendin drejt humnerës.
Sipas Aleancës Kuq e Zi qeveria shqiptare e ka të pamundur të organizojë zgjedhje të lira, ndaj në zgjedhjet e ardhshme duhet të shkohet me një qeveri teknike.
AK thotë se qeveria Berisha synon sërish që ti fitojë zgjedhjet duke i manipuluar ato. Sipas AK-së, në rradhët e saj në qytetin e Librazhdit janë anëtarësuar qindra qytetarë.