Itali, dy shqiptarë ekzekutohen me armë zjarri
Dy shqiptarë janë ekzekutuar mbrëmjen e kaluar në afërsit të klinikës Matteo Beato në Vigevano, Pavia, Itali. Ngjarja u regjistrua rreth orës 21:30, ku dy shqiptarët të moshës, 24 dhe 36 vjeç, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, u ekzekutuan me arma zjarri. Ngjarja e rëndë ndodhi në parkingun e spitalit. Siç raportojnë mediat italiane, heshtja në parkingun e spitalit u thye në mënyrë të befasishme nga të shtënat që lanë të vdekur dy shqiptarët, ndërsa një person i tretë, 30- vjeçar mundi ti shpëtojë plagëve.
Dëshmitarët thonë se kanë parë më shumë se dy njerëz në vendin e ngjarjes, të cilët janë larguar menjëherë duke përfituar edhe nga errësira. Policia tashmë ka nisur hetimet.
Sipas mediave italiane, kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh në Vigevano. Në janar të vitit 2012 dy shqiptarë të tjerë të moshës 32 dhe 33 vjeç janë gjetur të vdekur.