E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, vetëm zgjedhje parlamentare të Serbisë

Media në Beograd shkruajnë sot se Brukseli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk  kundërshtojnë mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare serbe në Kosovë.

Sipas gazetës Blic, që mbështetet në burime të sigurta, sipas të gjitha gjasave, autoritetet e  Beogradit do të vendosin që zgjedhjet lokale të mos organizohen në Kosovë, sepse me këtë “i tërë procesi zgjedhor në Kosovë do të bëhej i diskutueshëm”.

Sipas të përditshmes serbe, shtetet e Kuintit po bëjnë përpjekje që gjatë zgjedhjeve të pritshme, as Beogradi, as Prishtina, të mos jenë humbës.

Sipas skenarit aktual, zgjedhjet parlamentare do të mund të organizoheshin dhe ato do ti mbikëqyrte personali i OSBE-së, shkruan “Blic”.

Autoritetet kosovare, por edhe ato ndërkombëtare janë shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë.

Presidentja Atifete Jahjaga ka thënë se organizimi i tyre shkel sovranitetin e shtetit dhe provokon destabilizimin e Kosovës.

Serbia, deri më tash, ka mbajtur disa zgjedhje në Kosovë, por rezultatet e tyre nuk janë njohur të ligjshme as nga autoritetet kosovare, as ato ndërkombëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›