E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK: PD e PS lanë vendin pa hekurudha

Nën sloganin "22 VJET SHQIPËRIA PA SHINA E BINARE" sekretari për Turizmin, Urbanistikën dhe Transportet Ark Msc. Kristi Andoni deklaroi se Shqipëria nën qeverisjen e demokratëve dhe socialistëve këto 22 vjet ka njohur mjerimin dhe dhunimin e sektorëve strategjik publikë.

"22 vjet demokratët dhe socialistët e katandisën shtetin pa asnjë tren elektrik, pa asnjë tramvaj, pa asnjë avion dhe asnjë traget që të jenë në administrim dhe pronësi të shtetit shqiptar. 22 vjet demokratët dhe socialistët nuk shtruan asnjë metër trase hekurudhore, 22 vjet demokratët dhe socialistët nuk ndërtuan asnjë stacion të ri hekurudhor, 22 vjet demokratët dhe socialistët grabitën shinat e hekurudhave për ti shitur për skrap, 22 vjet demokratët dhe socialistët nuk ndërtuan asnjë sistem hekurudhor elektrik, 22 vjet demokratët dhe socialistët dëmtuan edhe sistemin e ndërtuar me punë vullnetare gjatë sistemin komunist, 22 vjet demokratët dhe socialistët na lanë vendin e vetëm në Evropë pa sistem hekurudhor në gjithë vendin”, tha ai.

Aleanca KuqeZi deklaron se në këto 22 vite Shqipëria mbeti pa shina e binarë në qeverisjet e demokratëve dhe socialistëve. Aleanca KuqeZi premton se një nga tenderimet e para publike do të jetë forcimi i sistemit hekurudhor duke filluar nga ndërtimi i menjëhershëm i sistemit të trenave elektrik të linjës Tiranë-Durrës-Kavajë-Lushnjë-Fier-Vlore. /Start/

                                                                                             2012-08-30 11:43
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›