E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Heqja e imunitetit, çështje fondamentale

E pyetur nga gazetarët për çështjen e imunitetit, pas dështimit të miratimit të draftit në seancën parlamentare të 6 gushtit, Topalli ripërsëriti vendosmërinë e shumicës për të miratuar me çdo kusht zhveshjen nga imuniteti të zyrtarëve të lartë.

"Ne duam një Shqipëri pa imunitete dhe kjo çështje nuk është shtruar sot për të marrë kapital politik, por është e hershme, që në vitin 2003, e ripërsëritur në 2005-n e 2007-n dhe e formalizuar në 2012-n në Kuvend, nga mazhoranca. Qëllimi ynë është heqja e imunitetit dhe jo rrugët që do të përdoren për këtë", u shpreh Topalli, ndërsa shtoi se për këtë çështje "topi tashmë i ka mbetur në rrjetë Edi Ramës"."Tani nuk kam as më të voglin dyshim se mosvotimi nga opozita ka si qëllim bllokimin e statusit", theksoi Topalli. /Start/

                                                                                             2012-08-30 14:17
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›