E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përballja e ushtrisë me zjarret

Nga informacionet që vijnë nga fronti i këtij operacioni një efektiv prej 300 forcash të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë, Batalionit Special dhe Batalionit Komando të Forcave Tokësore kanë vepruar në të dy krahët e ish-Kampit të Punëtorëve në Dajt dhe deri tani kanë arritur të shuajnë mbi 60 vatra zjarri.

Një efektiv tjetër prej 150 forcash të kompanisë së tretë të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë dhe Batalionit Special, si dhe një skuadër e Batalionit Komando janë aktualsht duke punuar për hapjen e brezave për ndalimin e avancimit të flakëve të zjarrit. Deri tani ata kanë mundur të hapin një brez prej më se 2 kilometra të gjatë dhe me një gjërësi 3 metra në krahun lindor prapa Malit të Dajtit për të penguar afrimin e zjarrit në bllokun e antenave.

Ndërkaq, një grup i Batalionit Special është nisur me helikopter AB-205 në drejtim të Lurës për të kontribuar në shuarjen e zjarrit që ka rënë në Parkun Kombëtar të Lurës. Ndërsa një efektiv tjetër prej 50 vetësh të Batalionit të Këmbësorisë Malore në Vaun e Dejës në Shkodër po punon për shuarjen e zjarreve që kanë rënë në zonën e Pukës.

Po kështu, një efektiv prej 20 forcash dhe një mjet transporti të Detashmentit të Kukësit janë vënë në dispozicion të Emergjencës Civile të qarkut të Kukësit për shuarjen e zjarrit të rënë në rajonin e komunës Tërthore. Ndërsa një efektiv prej 23 forcash dhe një mjet transporti janë vënë në dispozicion të Emegjencës Civile të qarkut të Korçës për shuarjen e zjarrit që ka rënë në rajonin e Bozdovecit (Qafa e Ujkut).

Gjatë ditës së sotme në operacionin për shuarjen e zjarreve të rënë në të gjithë vendin janë angazhuar 1161 forca, 54 mjete, 2 helikopterë dhe disa autoambulanca të Foracve tona të Armatosura. /Start/

                                                                                             2012-08-30 15:03
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›