E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tri javët e punimeve të Kuvendit

Seasioni i ri parlamentar nis të hënën e ardhshme, pra më 3 shtator. Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, bëri me dije sot se janë vendosur në agjendë, siç tha "të gjitha projektligjet e sjella gjatë kësaj periudhe nga qeveria". 

"Ka mbetur dhe është prioritare në punën dhe në agjendën parlamentare votimi i ligjit "Për Gjykatën e Lartë", një ligj shumë i rëndësishëm. Me fjalë ishte pranuar se do të votohej nga opozita, pasi është një ligj që nuk kalon pa votat e saj, por që në sesionin e kaluar ajo e bllokoi dhe kjo e vështirëson vënien në zbatim të ligjit "Për Gjykatën Administrative", tha ajo.

Në pritje të hapjes së sesionit të shtatë të legjislaturës së XVIII-të të Kuvendit, konferenca e kryetarëve,  ku marrin pjesë kryetarët e grupeve parlamentare dhe nënkryetarët e Kuvendit, do të shqyrtojë kalendarin e punës për periudhën trejavore si dhe programin e punës deri në muajin nëntor 2012. Kalendari trejavor dhe programi i punës do t’i kalohen për miratim seancës plenare të së hënës. /Start/
 

                                                                                             2012-08-30 15:55
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›