E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Dialogu mundësia e vetme me Serbinë

Gjatë konferencës për shtyp, Nishani tha se dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit është rruga më e mirë për të krijuar marrëdhënie paqësore midis fqinjëve.

"Përshëndes vendimin për fundin e pavarësisë së mbikëqyrur për Kosovën. Shqipëria është gati të ofrojë eksperiencën e saj në të gjitha proceset integruese", tha Nishani. Kreu i Shtetit të Shqipërisë, tha se komunikimi dhe dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, janë mundësia e vetme. “Shqipëria ka mbështetur dhe do vijojë të mbështesë angazhimet e Kosovës, të parlamentit e qeverisë në kontaktet dhe bisedimet e komunikimit. Dialogu është mjeti më fikas dhe më evropian i trajtimit sot të të gjitha problemeve që mund të kenë vendet e ndryshme.

E shkuara e Kosovës ka qenë e mbushur me vështirësi dhe sakrifica, por e ardhmja e gjithë Ballkanit është që të gjithë duhet të komunikojnë dhe sepse dialogu është mjeti për të fituar frymën e zhvillimit e pajtimit dhe prosperitetit”, tha Nishani. Në të njëjtën linjë ishte edhe presidentja kosovare.

“Dialogu është e vetmja alternativë që duhet të normalizohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk ka alternativë tjetër që ka pas ky proces deri tani sa dialogu dhe ky duhet të mbyllet në interes të integrimit evropian. Dialogu realizohet si një proces i vullnetshëm dhe duhet të jetë i qëndrueshëm. Kosova nuk ka dalë humbës në gjithë proceset e bisedimeve, por fitues. Dhe në gjithë marrëveshjet e zhvilluara deri tani kemi qenë fitues”, tha ajo. /Start/

                                                                                             2012-08-30 12:07
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›