E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK: Pashallarët e rinj na lanë jashtë Evropës

 Aleanca Kuq e Zi ka reaguar ndaj raportit të KE mbi progresin e Shqipërisë në përmbushjen e 12 rekomandimeve kyçe për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Në deklaratën e saj, Aleanca Kuq e Zi sheh si përgjegjëse për refuzimin e statusit të vendit kandidat klasën politike në vend. Kjo klasë politike na rendit të fundit. Pashallarët e rinj na lanë jashtë Evropës, thuhet në deklaratën e Aleancës, e cila thekson se ka ardhur koha për një besëlidhje kombëtare.

Gjithashtu, AK ndalet sërish në regjistrimin e popullisë, të cilin e konsideron të manipuluar. Censusi Helen është manipuluar në tavolinë. Formularët e regjistrimit po plotësohen nëpër zyra, thuhet në deklaratë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›