E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gasperini: Duhet të rregullojmë ca mangësi

Trajneri i Interit, Gian Piero Gasperini, thotë se disfata 4-3 nga Palermo do të jetë një mësim i vlefshëm për ndeshjet e ardhshme.

Zikaltërit kaluan në epërsi dy herë gjatë ndeshjes, por tre golat e Palermos të shënuara në pjesën e dytë e përmbysën rezultatin dhe bënë që vizitorët të kthehen në shtëpi me duar bosh.

“Pas çdo ndeshje ju duhet të ndërtoni një përfundim. Sonte ne shfaqëm disa probleme të cilat kemi nevojë t`i rregullojmë. Por ne kemi një potencial të fuqishëm sulmues, qoftë në 11-shen startuese ose në stol”, ka thënë Gasperini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›