AK: Qeveria të marrë masa për parandalimin e zjarreve

“Pushteti qendror nëpërmjet instancave të tij duhet të marrë masa për t’i dhënë fund kësaj situate që nga përmasat mund të konsiderohet fare thjeshtë si emergjente. Strukturat e specializuara duhet të kërkojnë pranë qeverisë mendimin e Kodit Penal për nenet 151 dhe 152 të tij.
Sanksioni për shkatërrimin e pronës me zjarr apo eksploziv duhet të fillojë nga dënimi minimal me burgim nga 3 vjet e me dënim maksimal në varësi të anës subjektive e pasojave të ardhura. Duhet të bëhet e qartë një herë e mirë që prona është e shenjtë në këtë vend e kur bëhet fjalë për të nuk mund të luhet me zjarrin”, tha sekretari për Çështjet e Mjedisit ne Aleancën KuqeZi, Dëfrim Shkupi.
Gjithashtu, AK bën thirrje që të vihet dorë në modernizimin e Policisë Pyjore dhe asaj për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin. “Duhet të merren masa që këto struktura speciale të ristrukturohen që të shndërrohen në struktura efikase, statusi i tyre i veçantë nuk duhet të shërbejë vetëm për paga dhe pensione më të larta, por edhe për një shërbim sa më profesional. AK i bën thirrje qeverisë që mos të shpenzojë paratë e taksapaguesve shqiptarë vetëm për makina e vila luksoze në favor të Shërbimeve Qeveritare, por edhe për ruajtjen e mushkërive të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shtoi ai. /Start/
2012-08-27 14:07