E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Partneritetit Kosovë-Shqipëri

Tema e takimit fokusohej në “Rritjen e Pjesëmarrjes në Planifikimin dhe Zbatimin e Fondeve të IPA-s”. Mbi 130 përfaqësues të OSHC-ve të ndryshme nga të dy vendet marren pjese në këtë eveniment eveniment duke synuar të krijojnë lidhje  dhe partneritete në fusha të përbashkëta interesi. 

Qëllimi i përgjithshëm i evenimentit ishte informimi i OSHC-ve shqiptare e kosovare mbi mundësitë e financimit për shoqërinë civile që ofrohen nga Programet e Komisionit Evropian. Në këtë kuadër, pjesëmarrësit u prezantuan me mundësitë korente dhe të ardhshme për financimin nga programet e BE-së, si IPA CSF, IPA/CBC, Programet Komunitare dhe Programet Tematike si Instrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut, në të cilat OSHC-të Shqiptare dhe ato Kosovare janë të pranueshme për të aplikuar.

Qëllimi specifik i veprimtarisë është shkëmbimi i ideve në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet organizatave të të dyja vendeve me qëllim angazhimin e tyre në programe e projekte të përbashkëta  duke marrë shkas nga Thirrja për Propozime e shpallur tashmë nga Programi i Bashkëpunimit Nderkufitar midis Shqipërisë dhe Kosovës.

 “Veprimet në partneritet mes organizatave te shoqërisë civile të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Turqisë përbëjnë një nga prioritetet ku Bashkimi  Evropian po investon në mënyrë të konsiderueshme si me asistencë teknikë, ashtu edhe me mbështetje financiare për të stimuluar shkëmbimin  përvojave dhe rritjen e kapaciteteve me qëllim që të luajnë një rol më gjithëpërfshirës në proceset demokratizuese dhe integruese të këtyre vendeve për në BE”, deklaroi Genci Pasko, drejtuesi i Projektit TACSO për Shqipërinë. Aktiviteti ndihmoi gjithashtu në forcimin e mëtejshëm të urave të bashkëpunimit ndërmjet organizatave të shoqërisë civile të të dyja vendeve që operojnë konkretisht në fushat e turizmit, mbrojtjes se mjedisit, mbrojtjes se të drejtave të fëmijëve, grave, minoriteteve, kulturës, rinia, etj) mbi mundësitë për të aplikuar bashkërisht për fondet e BE-së në. /Start/

                                                                                             2012-08-27 13:00
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›