E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia: Zonat ku mund të grumbullohen kazinotë

Gjatë ditës së sotme u mblodh grupi i punës i kryesuar nga kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, teksa në përbërje të tij janë edhe dy zv/kryetarët, drejtorët e përgjithshëm dhe drejtoresha e Tatim - Taksave.

 “Grupi i punës ka klasifikuar si zonat më të mundshme për grupimin e lojërave të fatit dhe kazinove, zonën e Bregut të Lumit, Yzberishtin, Uzinën e Autotraktorëve dhe Tufinën. Grupi i punës do i propozojë Këshillit Bashkiak, vendosjen e një tarife të veçantë, e cila mund të arrijë në 50% të xhiros për lojrat e fatit“, bën me dije zyra e shtypit e Bashkisë.

Aktualisht, në Bashkinë e Tiranës ushtrojnë aktivitet 56 njësi qendrore, kazino elektronike dhe baste sportive, të cilat kanë 1012 salla lojërash, si edhe 600 salla lojrash të palicencuara. Me këto masa, Bashkia e Tiranës ka për qëllim të sigurojë një monitorim më të mirë të këtij aktiviteti dhe frenimin e problemeve sociale, komunitare dhe të kriminalitetit të lidhur me këtë aktivitet. /Start/
 

                                                                                             2012-08-27 15:57
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›