AK: Reciprocitet “padrejtësive” të Greqisë

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Myslim Pashaj, tha se kryeministri nuk mundet të reagojë pasi është i blerë nga haraçi helen.
“Greqia nuk duhet të financojë kultet fetare në Shqipëri sepse në Shqipëri feja është e ndarë nga shteti dhe nëse ajo kërkon që të behet census etnik dhe fetar, edhe ne do të kërkojmë të regjistrohet etnia dhe feja e mbi një milionë shqiptarëve në Greqi. Nëse nuk hiqet ligji i luftës, edhe ne jemi të gatshëm të miratojmë një të tillë. Nëse nuk kthehen pronat e çamëve atëherë edhe minoritarëve nuk mund t’u garantohen këto të drejta, nëse nuk heqin dorë nga kanali i Korfuzit atëherë duhet të diskutojmë për kufijtë e Çamërisë, nëse nuk heqin dorë nga presioni për homogjenizimin e emigrantëve që u ndryshojnë emrat dhe fenë atëherë edhe grekët në Shqipëri duhet të kenë emra shqiptar. Ne nuk e dëshirojmë këtë gjë por nëse diplomacia greke nuk tërhiqet në këto pak muaj atëherë do ti duhet të përballet me parimin dhe standardin ndërkombëtar të reciprocitetit”, tha Pashaj.
“Aleanca KuqeZi mbështet integrimin e vendit në familjen Evropiane por kjo nuk do të ndodhe me qeverinë e kryeministrit zvarranik, ndaj AK i fton të gjithë konsullatat e Greqisë në Shqipëri të ruajnë qetësinë sepse rruga drejtë BE ka vetëm një mundësi dhe kjo është mundësia kuqezi”, shtoi ai. /Start/
2012-08-22 11:19