Holtkemper: Reformat bëjeni për vete jo për BE-në

Ambasadorja Carola Mueller Holtkemper, e cila përfaqëson Gjermaninë në vendin tonë, kërkoi sot që Shqipëria t’i bëjë reformat për veten dhe jo vetëm për integrimin.
“Ne mendojmë se Shqipëria duhet të përsosë sistemin e drejtësisë, kjo në dobi të përmirësimit të situatës midis shqiptarëve dhe institucioneve, por përshtypja ime është se shqiptarët mendojnë shumë rreth të huajve”, ka deklaruar Holtkemper nga qyteti i Gjirokastrës.
Ajo tha se pas miratimit të Kodi Zgjedhor, tashmë opozita dhe mazhoranca duhet të diskutojnë për heqjen e imunitetit.
“Kryerja e reformave do të sjellë mjaft lehtësi për qytetarët shqiptarë dhe për bizneset. Apeli im është: Na harroni neve dhe mendoni më shumë për veten tuaj, krijoni një shoqëri më gjithëpërfshirëse ku të ndihet ndikimi i institucioneve të pavarura dhe biznesit dhe automatikisht do të merrni statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian”, ka specifikuar Holtkemper. “
Është folur për më shumë reforma dhe ne përfundimisht shpresojmë që kjo gjë do të materializohet. Për ne, por në radhë të parë për shqiptarët, është shumë i rëndësishëm sistemi ligjor”, ka përfunduar Holtkemper. /Start/
2012-08-22 15:16