Obelisk për viktimat e komunizmit

Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Sali Berisha kërkoi nga ministri i Kulturës, Aldo Bumçi që të përcaktojë vendin për ndërtimin e kësaj vepre, përmes një konkursi ndërkombëtar.
"Duhet të jetë produkt i studiove më të mira botërore. Të bëhet një konkurs ndërkombëtar, sepse nëse ka një komb që duhet të shprehë maksimalisht nderim për këtë, jemi ne, që hoqëm terrorin më të egër. Procesi të përshpejtohe. Të përcaktohet një vend dhe një përmendore, në nderim të atyre që u ekzekutuan për bindjet politike pa gjyqe dhe që janë një numër shumë i madh i popullatës. Ta ngremë Obeliskun në respekt të tyre dhe të kujtesës kombëtare", tha kryeministri. /Start/
2012-08-22 16:08