AK: Shkolla shqipe ne Greqi e Turqi
Aleanca thekson se një 1 milion shqiptare jetojnë ne Greqi dhe afro 2 milionë shqiptare te Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë ndodhen ne Turqi, por ne asnjë prej këtyre shteteve nuk ka shkolle ne gjuhen shqipe. Ne një letër zyrtare drejtuar Ministrisë se Jashtme ne Tirane dhe asaj ne Prishtinë, Aleanca kërkon nisjen e negociatave me Athinën dhe Ankaranë për te mundësuar hapjen e shkollave shqipe. Aleanca i kërkon qeverise se Shqipërisë dhe asaj te Kosovës qe te ruajnë standardin e vendeve te Bashkimit Evropian dhe te respektojnë te drejtat shqiptareve kudo ku janë. Çdo reagim i vonuar sipas Aleancës, sjell rrezikun e asimilimit te mijëra shqiptareve qe jetojnë edhe ne vende te tjera si Italia, Zvicra, Gjermania dhe Britania.