E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flaket kërcënojnë Shirokën

Gratë dhe fëmijët janë evakuuar ndërsa burrat janë angazhuar përkrah zjarrfikëseve e forcave te policisë për te shuar flaket. Zjarri ka përfshirë edhe 10 godina te pabanueshme ne Shirokë e Zogaj, duke e çuar ne total numrin e objekteve te djegura ne 35. Rreziku nga shtëpitë e Shirokës është shmangur ne orët e para te mëngjesit, ndërkohë qe mësohet se janë ende aktive katër vatra zjarri. Policia e Shkodres arrestoi një dite me pare piromanin e Taraboshit. Hil Gjoni i vuri flaken disa shkurreve përbri pronës se tij, por zjarri u përhap ne faqen e malit dhe iu drejtua me pas zonave turistike Shirokë e Zogaj. Nderkohe, qindra hektarë pyje e ullishte janë djegur ne Fier, ku janë shfaqur deri me tani mbi 200 vatra zjarresh. Zyrtare te prefekturës pohojnë se ne shume raste nuk kane mundur te ndërhyjnë ne kohe për shkak te mjeteve te amortizuara si dhe numrit te pamjaftueshëm te tyre. Mjetet e repartit zjarrfikës te qarkut te Fierit janë te vitit 1970. Ne shume raste mësohet se mungojnë edhe pjesët për riparimin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›