Fier, dështon atentati me armë zjarri, për larje hesapesh
FIER- Ka dështuar një atentat me armë zjarri në qëndër të qyteti të Fierit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15 minuta në rrreth-rrotullimin para bashkisë së qytetit.
Burime të policisë kanë bërë të ditur se nëe person që udhëtonte me një motorcikletë ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip fuoristradë, në një atentat që pak sekonda më vonë do të rezultonte i dështuar.
Kjo e detyroi autorin e ngjarje që të largohej në drejtim të paditur për forcat e rendit.
Ndërkaq dëshmitarë nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se mjeti fuoristradë, në të cilin udhëtonin 3 persona, është gjuajtur nga mbrapa dhe se motorcikleta është larguar në drejtim të rrugës së Semanit.
Policia nuk ka të dhëna as për vendodhjen e mjetit fuoristradë. Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja arme zjarri, ndërsa po hetohet për përcaktimin e tipit të saj. Ngjarja shkaktoi panik tek qytetarët, duke qënë se ajo ka ndodhur në një orar pik të qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve, ndërsa solli edhe bllokim të qarkullimit rrugor në një nga pikat kyce të qëndrës së qytetit.
Policia konfirmon se bëhet fjalë për larje hesapesh, ndërsa po heton për zbardhjen e ngjarjes e cila deri në këto momente mbetet mister.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)