E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: Votat e Shalës te numërohen ne Tirane

Mbledhja është shoqëruar me debate mes kreut te KQZ-se, Arben Ristani dhe anëtarëve te propozuar nga opozita, te cilët kërkuan qe procesi i numërimit te zhvillohet ne KZAZ 42 ne Shkodër. Nga ana e tij, Ristani akuzoi edhe deputetet socialiste si shkaktare te bllokimit. Edhe pse procesi i votimit për kryetar komune, për te treten here ne Shale te Dukagjinit, shkoi normalisht, ndodhi e kundërta për numërimin. Baza materiale u dërgua ne kohe dhe konform rregullave, por procesi i numërimit u bllokua për shkak te mosmarrëveshjeve mes komisionareve. Kryetar i KZAZ-se Nr. 42 ne Shkodër qe vjen nga radhët e Partisë Socialiste, akuzon demokratet se kane larguar sekretarin, me gjithë vulën. Deri ne orën 11:30 ne KZAZ 42 te Shkodres nuk ndodhej asnjë prej komisionareve. Tashme pritet qe materialet zgjedhore te nisen drejt KQZ. Për komunën Shale te Dukagjinit janë ne gare Bale Vuksani i Aleancës për te Adhmen si dhe Dede Tonaj i Aleancës për Qytetarin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›