Serish tension ne Bulqizë, vijojnë protestat
Mbërritja ne Bulqizë e përfaqësuesit te “ACR” Bedineshvill dhe deklarata e tij se marrëveshja nuk do te firmoset me praninë e Kol Nikollajt, ka shtuar edhe me shume reagimin e punëtoreve te nëntokës. E gjithë zona para hyrjes se minierës, si dhe zyrave te “ACR” është blinduar nga forcat e policisë dhe ato Renea. Firma austriake ka kërkuar qe ne bisedime te marre pjese një përfaqësi prej 10 minatorësh, por këta te fundit thonë se nuk do te nisin negociatat nëse përjashtohet kreu i konfederatës Nikollaj, për te cilin thonë se është përfaqësuesi i tyre ligjor. Nikollaj nuk është lejuar nga forcat e policisë qe ti afrohet minierës. Ndërkohë minatorët kane kërcënuar se do te nisin një tjetër greve urie, pas asaj 27 ditore, por këtë radhe ne ambientet e jashtme te minierës. Minatorët kërkojnë rritje page nga 20 deri ne 40%, përmirësim te kushteve te punës, si dhe largimin e drejtorit te minierës Medat Zogu.