E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqëria civile: Drejtësi për tragjedinë e Gërdecit. KLD të vlerësojë punën e gjyqtarëve të çështjes

Share

Me dhjetëra organizata të shoqërisë civile kanë hartuar një peticion ku kërkojnë drejtësi për çështjen e Gërdecit. Mes nënshkruesve të peticionit është edhe Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë

Dhjetëra organizata të shoqërisë civile kërkojnë drejtësi për Gërdecin. Ata kërkojnë që gjykata e Tiranës të zbardhë vendimin e saj sa më shpejt dhe Apeli ta shqyrtojë me përparësi apelimin e bërë nga prokuroria. Në peticionin e tyre thuhet se Ministria e Drejtësisë e ka vështirësuar ndjeshëm ngritjen e padive nga familjarët për shkak të tarifave që duhet të paguajnë. Po ashtu kryeministria nuk e ka vënë ujin në zjarr për dëmshpërblimet e tyre. Shoqëria civile i kërkon KLD-së të hetojë gjyqtarët e çështjes.

PETICIONI

Shpërthimi i fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec në 15 mars 2008, shkaktoi vdekjen e 26 personave, mes tyre 2 fëmijë, plagosjen e mbi 300 qytetarëve të tjerë, dhe shkatërrimin dhe dëmtimin e mbi katër mijë objekteve të zonës.

Kanë kaluar 4 vjet dhe drejtësia është munguesi më i madh i këtij procesi. Nga 30 të akuzuarit si përgjegjës për humbjen e 26 jetëve, mbi 300 plagosjeve, dhe dëmeve të tjera materiale:

1 mbetet i pagjykuar dhe i mbrojtur nga imuniteti;

10 kanë dalë të pafajshëm;

4 të akuzuarit për vrasje nuk janë dënuar për këtë akuzë, por kanë marrë nga 10-18 vjet dënim me burgim për veprat penale të tjera si shkatërrim prone nga pakujdesia apo shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Qartazi, Vendimi i Gjykatës së Tiranës i datës 12 mars 2012 nuk i përgjigjet shkallës së tragjedisë dhe përgjegjësive për Gërdecin dhe lë pa autorë shkaktarët e vdekjes së 26 viktimave të pafajshme. Vendimi nuk dha drejtësi, por u karakterizua nga një proces gjyqësor i padrejtë dhe deficitar:

Procesi penal shënoi një rekord seancash gjyqësore (211 seanca) në harkun kohor të thuajse 3 viteve, afërsisht tre herë më shumë se mesatarja e proceseve të tjera të ngjashme. 53% e seancave (112/211 seanca) dështuan për mungesë të avokatëve dhe mosformim të trupit gjykues. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.

Pavarësisht dëmeve të mëdha materiale, familjarët e viktimave kërkuan dëmshpërblim vetëm të jetëve të humbura dhe ngritën sipas të gjitha rregullave padinë e tyre civile në procesin penal. Gjyqtarët vendosën të veçonin padinë civile nga procesi penal pa dëgjuar zërin e vetë të dëmtuarve. Me justifikimin se padia civile zvarrit procesin, Gjykata e Lartë shpërfilli padinë civile ndërkohë që shumë prej viktimave lanë pas fëmijë të mitur dhe pa asnjë përkrahje. Procesi penal gjithsesi u zvarrit: 211 seanca në 3 vjet.

Në përputhje me nenin 342 të Kodit të Procedurës Penale, familjarët e viktimave kërkuan që Gjykata të zbatonte ligjin dhe të kryente seanca në çdo ditë pune dhe jo vetëm dy herë në javë. Pas presionit publik dhe ndërkombëtar, Gjykata e shtoi vetëm me 1 ditë më shumë zhvillimin e seancave gjyqësore.

Prokuroria e Përgjithshme fillimisht u mohoi familjarëve të viktimave të drejtën për tu informuar lidhur me hetimet, dhe iu përgjigj kërkesave të përsëritura të familjarëve të viktimave vetëm 14 muaj pas tragjedisë, pasi u përball e u detyrua nga Gjykata.

Për 3 vjet rresht, familjarët e viktimave kërkuan vazhdimisht një kopje të provave shkresore të disponuara nga vetë Gjykata e Tiranës dhe nga Gjykata e Lartë, për të mbështetur pretendimet e tyre para gjykatës. Asnjë prej kërkesave (4 kërkesa me shkrim) nuk mori qoftë dhe një përgjigje zyrtare.

Të njëjtin fat patën edhe 10 kërkesat e tjera për informacion drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punës, Ministrisë së Shëndetësisë, QSUT Nënë Tereza, Bashkisë Vorë, Uzinës së Poliçanit, Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri, etj. Në ato 5 raste kur është dhënë përgjigje, këto kanë qenë gjysmake dhe të pashoqëruara me dokumentacionin autentik siç e kërkon ligji.

Familjarët e viktimave i kanë kërkuar Ministrit të Drejtësisë të marrë masat që i lejon ligji që të përjashtohen nga taksat e larta e të papërballueshme të vlerës së padisë, të cilat shkojnë me përafërsi rreth 20.7 milion lekë. Deri më sot nuk është marrë asnjë përgjigje. Barra e taksës e bën të pamundur vijimin e procesit civil nga ana e familjarëve. Cenimi i të drejtës për një proces të rregull ligjor për shkak të mospagimit të taksës gjyqësore është një shkelje e cilësuar si e papranueshme edhe nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Familjarët e viktimave kanë kërkuar tre herë nisjen e kërkesës nga Prokuroria e Përgjithshme për heqjen e imunitetit të ish-Ministrit të Mbrojtjes z. Fatmir Mediu. Këto kërkesa kanë mbetur pa përgjigje.

Dhjetëra të plagosur i kanë kërkuar Gjykatë së Lartë nisjen e një procesi gjyqësor ndaj ish-Ministrit të Mbrojtjes z. Mediu, por në te dyja rastet Gjykata e Lartë vendosi mosfillimin e procedimit penal. Të plagosurit i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, e cila ka pranuar ta trajtojë çështjen pa vonesë, por nuk është shprehur ende me një vendim për të qartësuar këtë situatë.

Familjarët e viktimave i kërkuan Ministrisë së Mbrojtjes nxjerrjen e akteve përkatëse për dëmshpërblimin e tyre, por kjo ministri ia ka deleguar përgjegjësinë firmës private Albademil, duke iu shmangur detyrimeve të veta sipas legjislacionit në fuqi. Këshilli i Ministrave nuk ktheu asnjëherë përgjigje për këtë ankim administrativ të bërë nga familjarët e viktimave, duke shpërfillur të vrarët nga veprimtaria shtetërore e demontimit ushtarak.

Padrejtësia e hasur në çdo hap nga familjarët e viktimave është padrejtësi në kurriz të çdo qytetari shqiptar. Prandaj, nënshkruesit e këtij Peticioni shprehin njëzëri solidaritetin e tyre me familjarët e viktimave dhe të plagosurit e Gërdecit; shprehin njëzëri revoltimin e tyre qytetar ndaj maratonës së padrejtësive të Gërdecit, dhe u kërkojnë njëzëri institucioneve përkatëse të tregohen në lartësinë e situatës dhe të realizojnë detyrat me të cilat i ngarkon Kushtetuta dhe ligjet e këtij vendi. Konkretisht:

1. Gjykata e Tiranës të zbardhë pa vonesë vendimin e plotë me qëllim për të mundësuar apelimin nga Prokuroria e Përgjithshme brenda afatit ligjor prej 10 ditësh.

2. Prokuroria ta çojë deri në fund, në përputhje me sa dikton ligji, këtë proces që përfshin interesin e të gjithëve.

3. Gjykata e Apelit Tiranë të trajtojë me precedencë absolute ngjarjen e Gërdecit. Në vendimin e saj të tregojë seriozitetin dhe profesionalizmin e domosdoshëm në trajtimin e çdo kërkese nga ana e institucionit të Prokurorisë.

4. Këshilli i Lartë i Drejtësisë të monitorojë dhe vlerësojë punën e deritanishme të gjyqtarëve dhe të ndërhyjë për qartësimin e pikave ende të errëta të këtij procesi tejet të zgjatur.

5. Institucionet shtetërore të lartpërmendura të trajtojnë pa vonesë dhe brenda kompetencave të veta çdo kërkesë legjitime të familjarëve të viktimave të Gërdecit.

6. Ministri i Drejtësisë në bashkëpunim m

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›